Josef Visarionoviq Stalin ishte një prej diktatorëve më të ashpër të historisë. Ai vdiq më 1953 në rrethana misterioze. Thuhet se ai u helmua për të shmangur një luftë të tretë botërore. Zyrtarisht, Stalini vdiq nga një gjakderdhje në tru, edhe pse të paktë janë ata që besojnë këtë version. Mbrëmjen e 28 shkurtit 1953, udhëheqësi sovjetik mblodhi ata më besnikët e tij, Beria, Malenkov, Bulganin dhe Hrushov. Më parë panë një film në Kremlin, pastaj shkuan në banesën e Stalinit në fshat dhe nisën të pinë gjithë natën. Kur mysafirët u larguan, Stalini lajmëroi truprojat e tij se të nesërmen do të flinte deri vonë. Për të mos e shqetësuar, askush nuk hyri në dhomën e tij të gjumit deri në orën 22.00 të mbrëmjes së ditës tjetër, kur u gjet pothuajse i pajetë. Kur mbërriti mjeku, Stalini kishte vdekur tashmë. Kongresi amerikan në vitin 2003 konkludoi se tirani kishte vdekur nga shkaqe natyrore. Besnikët e tij druheshin se mos diktatori kishte për qëllim që të persekutonte hebrenjtë, një fakt që do të shkaktonte më pas një luftë me SHBA-në. Pra mendohet që kanë qenë njerëzit më të afërt të Stalinit që e kanë helmuar, për të shmangur një luftë të tretë botërore por edhe për të shpëtuar lëkurën: thuhet që Stalini kishte ndërmend të spastronte të gjithë Byronë Politike.