Tiranë, 16 dhjetor – Nëpunësin policor malazez, Millutin Lekoviq, i cili u qëllua për vdekje në Igallo, e vrau një shtetas shqiptar, e jo kosovar, siç ishte raportuar më parë, thekson televizioni i Tiranës, Ora njus.
Ngjarja ndodhi dje rreth orës 14:00, kur ndaj nëpunësit policor kishte qëlluar personi i cili nuk ka pasur dokumente identifikimi, ndërkaq i cili së bashku me dy të tjerë të arrestuar deklaruan se janë nga Kosova.
“Tre shtetas të Shqipërisë janë arrestuar rreth orës 17:00 pasi që njëri prej tyre me armë zjarri e vrau policin Millutin Lekoviq dhe iku nga vendi i ngjarjes. Në Momentin kur policia e gjeti të dyshuarin, personi i cili dyshohet se ka shtënë ndaj policit ka filluar të gjuajë ndaj nëpunësve policorë, pas çka ata u kundërpërgjigjën, dhe e plagosën në dorë. Më pas policia e arrestoi atë, së bashku me Lulzim Hajanaj (49) dhe Nure Hasanaj (67) nga Malësia e Madhe, në veri të Shqipërisë”, thekson televizioni.
Agjencia shqiptare Ballkan ueb, e cila gjithashtu e transmeton lajmin, thekson se bëhet fjalë për një nën me dy djemtë e saj.
Informatat konfirmojnë se Luan Hasanaj është i kërkuar nga autoritetet shqiptare për “tentim për vrasje në bashkëpunim”.(koha.mk)