Ato janë krijuar për të ndihmuar të rriturit të lënë duhanin, por tashmë lejohen tu tregtohen edhe fëmijëve. Të quajtura Vape cigaret e reja elektronike po bëhen shqetësuese në shumë vende të botës pas po përdoren masivisht nga të rinjtë, së fundmi dhe në Shqipëri.
Në Angli përdorimi i tyre u rrit nga 4 për qind e popullsisë në 2021 në 8.6 për qind në 2022?
Pajisjet e disponueshme janë të lira dhe të karikueshme ose mund të rimbushen. Ato kushtojnë nga 5 dri në 10 euro dhe kanë shije të ndryshme, por edhe përmbajtje nikotine. Ato nisën të përoren sidomos gjatë pandemisë por tashmë po kthehen në problematike pasi po blihen edhe nga moshat nën 18 vjeç.