Fruti i gështenjës, krahasuar me frutat e pemëve të tjera, ka disa vlera ushqimore dhe shëndetësore më të veçanta. Ai i është i pasur në sheqer, fibra, niseshte, vitamina, elementë gjurmë, yndyrë, proteina, minerale dhe kalori në sasi të madhe. Në një studim shkencor të specialistit të pyjeve, veçanërisht të gështenjës, Shpend Nikoci, që e transmeton ATSH, evidentohen në mënyrë të detajuar vlerat e rralla që mbart fruti i gështenjës, si në aspektin ushqimor ashtu edhe në atë kurativ. Nëpërmjet këtij studimi informohemi se si mund të ushqehemi në shumë mënyra me gështenjën por dhe si mund të kurohemi nga shumë sëmundje, në mënyrë krejtësisht naturale.
Vlerat ekonomike , ushqimore dhe shëndetësore të frutit të gështenjës
Fruti i gështenjës, krahasuar me frutat e pemëve të tjera, ka disa vlera ushqimore dhe shëndetësore më të veçanta. Ai i është i pasur në sheqer, fibra, niseshte, vitamina, elementë gjurmë, yndyrë, proteina, minerale dhe kalori në sasi të madhe. Ky frut është një nga burimet kryesore për ushqim, sa që krahasohet me drithin orizin dhe grurin . Ka sasi të lartë të mineraleve, sidomos kalium ,fosfor, squfur, magnez, klor, kalcium, hekur, sodium dhe vitamina C, B1, B2, PP. Fruti i gështenjës zotëron energji, minerale për muskujt , është antiseptik dhe antianemik. Është shumë efektiv për rastet kur ka dobësi të përgjithshme fizike dhe rehabiliton lodhjen intelektuale. Është efektive për njerëzit që vuajnë nga anemia, për të moshuarit, për fëmijët , kuron venat me variçe dhe hemorroide dhe gjithashtu lufton reumatizmin kronik dhe plakjen e lëkurës. Dhe kjo nuk është rastësi që natyra na ka dhënë ushqimin e saktë dhe në momentet kur ne kemi nevojë . Në trevat ku gështenja rritet, vlerësohet si dhurata më e çmuar e natyrës, sepse ata mund të ushqehen me të gjatë vjeshtës dhe dimrit të ftohtë,me ushqimin që ka sheqerin , kripën dhe çdo element tjetër në sasinë e duhur . Pema e gështenjës është një pemë në gjendje për të përmbushur dëshirën në rritje për fruta natyrale dhe që nuk kërkon përdorimin e pesticideve dhe përmbushë normat e pemëtarisë organike.
Vlera shëndetësore dhe kurative të frutit të gështenjës
Fruti i gështenjës është i tretshëm dhe rekomandohet në rastet e anemisë dhe humbjes së oreksit ; për shkak të sasisë së lartë të fibrave janë funksionale dhe shumë të dobishme dhe rekomandohet për dietë pasi ky frut parandalon çrregullimet gastrointestinale duke përshpejtuar lëvizjen e substancave në zorrë. Për shkak të sasisë së lartë të karbohidrateve, kanë veti energjike dhe për këtë arsye janë shumë efektive në rastet në dobësi te përgjithshme fizike dhe lufton stresin. Prania e acidit folik që ka fruiti i gështenjës rekomandohet edhe në rastet e shtatzënisë për shkak se parandalon fillimin e disa keqformimeve të fetusit. Duke qenë e pasur me minerale gështenjat janë veçanërisht të përshtatshme për ata që vuajnë nga lodhja kronike, për ata që duhet të rifitojë forcën e tyre pas gripit dhe për fëmijët dhe të moshuarit. Kaliumi është i dobishëm për të forcuar muskujt, fosfori në formimin e indit nervor, sulfuri është një antiseptik dhe dezinfektues, natriumi është e dobishme për tretje, magnezi në rigjenerimet nervore. Falë pranisë së vitaminës B dhe fosforit, gështenja kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit nervor dhe, në sajë të pranisë së sheqernave, mund të përbëjë një ushqim alternativ për fëmijët alergjik në kohën e ushqyerjes me qumësht.
– MANGANI. Fruti i gështenjës është një burim i mirë i manganit që ndihmon për të parandaluar dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira.
– BAKRI, është i nevojshëm për formimin e hemoglobinës dhe të kolagjenit, proteina për strukturën dhe riparimin e indeve në trup .
– FOSFORI është mineral i dytë më i pasur në trup pas kalciumit dhe luan një rol jetik në formimin dhe mirëmbajtjen e eshtrave dhe të dhëmbëve. Përveç kësaj, fosfori përfshihet në rritjen dhe rigjenerimin e indeve .
– HEKURI. Nevojat e burrit dhe gruas janë të ndryshme për hekur. Çdo qelizë në trup përmban hekur. Ky mineral është thelbësor për transportimin e oksigjenit dhe formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Hekuri gjithashtu luan një rol në prodhimin e qelizave të reja të hormoneve dhe neurotracione. Hekuri i përfituar nga ushqimet bimore është i favorizuar kur përdoret me disa ushqime të pasura me vitaminë C.
– VITAMINA B1 është e nevojshme për prodhimin e energjisë kryesisht nga karbohidratet . Ajo gjithashtu merr pjesë në transmetimin e impulseve nervore dhe nxit rritjen normale.
– BURIM I VITAMINËS C. Roli i vitaminës C në trup shkon përtej vetisë së saj antioxidant; ajo gjithashtu kontribuon në eshtra, kërc, dhëmbë dhe mishrat e dhëmbëve . Përveç kësaj, ajo mbron nga infeksionet, dhe bën thithjen e hekurit nga bimët dhe përshpejton shërimin.
– MIELLI I GËSHTENJËS. Pavarësisht se ka përdorim të kufizuar, mielli i gështenjës është përbërësi bazë për përgatitjen e specialiteteve të ndryshme, si ëmbëlsira ,çokollata makarona dhe pasta të ndryshme. Fruti i pemës gështenjë ende mban një vlerë të pazëvendësueshme ushqimore dhe shëndetsore. Mielli i gështenjës është i njohur edhe si mielli më i ëmbël ndër miellrat që përdoren . Ai ka sasi të lartë kalorie. Duke pasur parasysh vlerën e lartë ushqyese që ka gështenja dhe produktet e sajë , ky fryt njihej si “bukë e të varfërve”. Mielli i gështenjës është një burim i mineraleve, duke përfshirë, magnez, squfurin , kaliumin , hekur, kalcium dhe vitamina B1, B2, C dhe PP. Në mënyrë që të marrë një produkt pluhur, përpunimi i gështenjave është shumë i thjeshtë, megjithatë, hapat e ndryshëm që të çojnë në krijimin e produktit të përfunduar duhet të kryhet me shumë kujdes. – Pas tharjes së frutave që zgjatë 20 ditë, zakonisht, gështenjat i nënshtrohen një shtypje – për të pastruar lëvoren e frutit . Hapi i fundit është bluarja : gështenjat hidhen në një mulli të veçantë – vetëm për gështenja ose në mulli të zakonshëm me ujë dhe pastaj nga bluarja rezulton mielli i gështenjës në forëm pluhuri me ngjyrë të bardhë . Në këtë mënyrë, është e mundur për të marrë një miell homogjen nga fruti i gështenjës.
– GJETHET E GËSHTENJËS DHE LËVORET E DEGËZAVE të reja një dhe dy vjeçare kane vlera kurative dhe përdorim të gjerë mjekësor. Çaji i përegatitur nga gjethet e thara si dhe lëvoret, shërbejnë për kurimin e kollës së mirë , për shërimin e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes, të reunatizmit , çdo forme të dizenterisë edhe në rastet me hemorragji. Ato kanë veti tonike dhe japin rezultate të mira në stomak si tretës dhe si nxitës për hapjen e oreksit. Bën mirë posaçërisht kundër diaresë.
– NDIKON EDHE PËR ULJEN E TEMPERATURËS. Ky çaj përdoret me shumë dobi edhe kundër dhimbjeve të syve duke i shpërlarë së jashtmi me të . Gjethet mund të përdoren për të kuruar sëmundjet kardio-vaskulare pasi lëngu u zier i gjetheve mbron muret e venave, ulë dhe zbutë pezmatimin e venave , hemorroideve , ulçerave , parandalon trombozën gjatë lindjes dhe më pas, trombozën kirurgjikale te membranave qendrore të syve, me çrregullime të ndryshme të qarkullimit periferik te gjakut – ndryshimet sklerotike vaskulare në këmbë, reumatizmin , sëmundjet e fshikëzës tëmthit dhe si një hemostatik në hemorragjnë e mitrës. Zierja e disa gjetheve të thara të vjela në muajin korrik dhe të ruajtura nga pluhuri dhe lagështia të paketuara mundësisht me letër për 20 deri 30 min, formon një çaj , i cili ka efekte kuruese për sëmundjet e sipër përmendura si dhe të tjera , siç janë: përdorimi i bronkiti, kolla e mirë, astma dhe dhimbja e rrugëve të frymëmarrjes. Merret 2 deri 3 herë një ditë pas ngrënies nga një gotë çaj , për 3 javë.