Kumanovë, 13 korrik – Në Kumanovë të premten u mbajt tryeza me mërgimtaret kumanovarë, ku u prezantua dhe u debatua vizioni i “Fondit të Qendrave Kulturore Shqiptare në Zvicër”, njofton Koha.mk
Ideja e organizimit të kësaj tryeze ishte nxitja për bashkëpunim konkret mes diasporës dhe vendlindjes me qëllim te fundit ruajtjen e diasporës nga asimilimi dhe angazhimin e sajë në zhvillimin ekonomik të vendit. Ideja e ruajtjes se rinisë nga asimilimi nëpërmjet Qendrave Kulturore Shqiptare dhe kontaktit të përhershëm me atdheun u mbështet fuqishëm nga gjithë të pranishmit.
Në fund te këtji takimi, “Rrjeti i Shoqatave shqiptare dhe Java Kulturore Shqiptare në Kumanovë” për themeluesit e “Fondit te QKSHZ”, Ahmet Asani, kryetar dhe Shaban Sadiku, nënkryetar, ndanë komplete librash dhe mirënjohje. Organizatorët dhe gjithë të pranishmit që debatuan, e vlerësuan tryezën si shumë të dobishme dhe nismë të mirë për tryeza tjera të këti lloji. (koha.mk)