Është shumë frustruese momenti kur keni një kompjuter të ngadalshëm, sidomos në momentin kur duhet të përfundoni ndonjë punë në shpejtësi. Në vend se të blini një kompjuter të ri, këto janë mënyrat që mund të ju ndihmojnë që të shpejtoni kompjuterin tuaj.
FSHINI PROGRAMET E PAPËRDORURA. Për t’i fshire programet që nuk i përdorni më klikoni në “Control Panel” dhe shikoni listën e programeve që janë të instaluara në kompjuterin tuaj dhe në fund klikoni programin që doni t’a fshini, pastaj klikoni butonin “uninstall” dhe kështu ai program do të fshihet.
FSHINI PROGRAMET E PËRKOHSHME. Për ta bërë këtë, klikoni “My computer” dhe zgjidhni “Windows” pastaj “Temp” dhe klikoni opsionin “View”, zgjidhni “Details” dhe shtypni butonin e fshirjes. Pastaj shkoni në “Recycle Bin” dhe zbrazni atë.
HARD DISQET. Hard disqet janë shkaktari kryesorë i shpejtësisë së ngadaltë së kompjuterit tuaj. Për këtë arsye duhet të ndërroni hard diskun e kompjuterit tuaj duke e blerë një të ri.
RAM MEMORIA. RAM shkurtesë që përdoret për “Random Access Memory” është kujtesa e përkohshme e gjërave të cilat i përdorni gjatë kohës kur jeni duke punuar në kompjuterin tuaj. Prandaj, sa më shumë programe të përdorni aq më shumë RAM ju duhet dhe kjo është arsyeja se pse kompjuteri juaj ngadalësohet ngase keni RAM shumë pak në të.