Në 300 ml ujë të valë, vendosni pesë gram fletë dafine dhe i lini të ziejnë për pesë minuta. Hiqini nga soba dhe i lini të qëndrojnë pak. Merrni çajin dhe e pini atë gjatë gjithë ditës, në doza të vogla. Mos e pini të gjithin përnjëherë. E pini tri ditë dhe pas kësaj bëni pauzë për shtatë ditë – e përsërisni edhe një herë. Ju mund të urinoni më shpesh dhe urina juaj mund të jetë ngjyrë rozë. Mos u frikësoni, kjo është pjesë e pastrimit të trupit.