Ata janë të shumëpërdorshëm në kuzhinë. Mund të përdoren për të gatuar kek (tepsitë e hekurit), për të gatuar mish pule, tava e kështu me rradhë. Tiganët dhe tepsitë prej hekuri mund të përdoren gjithandej në kuzhinë. Problemi me to është mënyra e pastrimit. Ne po iu tregojmë se si mund t’i pastroni lehtësisht vetëm me një patate! Ajo çfarë ju nevojitet është: kripë e ashpër, vaj dhe një patate.
ÇFARË TË BËNI: Nxehni paraprakisht furrën në 200 gradë Celcius. Hidhni kripë në sasi të bollshme në tigan. Prijini patatet në gjysmë, në mënyrë që të përshtaten në pëllëmbën e dorës tuaj. Vendoseni pjesën e prerë, të sheshtë të patates mbi tigan dhe pastroni me të fuqishëm nëpërmjet një lëvizjeje rrethore. Pasi tigani të jetë pastruar, shpëlajeni me ujë dhe thajeni.
Për ta kalitur, derdhni një sasi të vogël vaji në tigan dhe përhapeni në mënyrë të barabartë me një peshqir letre në mënyrë që i gjithi të mbulohet me një shtresë të hollë, transmeton shije.al. Vendoseni tiganin në furrën e nxehur që më parë për një orë. Hiqeni nga furra, fshini vajin që mund të ketë dhe tani, tigani është gati për të gatuar.
Si të pastroni një tigan hekuri me patate
Leave a comment