Shkup, 10 prill – Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në ueb faqen e saj publikoi një deklaratë për përdorimin e të dhënave personale gjatë fushatave politike e miratuar më 13 mars 2019 nga Këshilli Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave, raporton KOHA.
Bashkëpunimi me votuesit është në cilësinë e procesit demokratik ndërsa më pas e mundëson përgatitjen e programeve politike, u ndihmon qytetarëve të ndikojnë në politikën dhe në zhvillimin e fushatave në pajtim me pritjet e qytetarëve, qëndron në deklaratë.
Partitë politike, koalicionet politike dhe kandidatët, thuhet, gjithnjë e më shumë mbështeten në të dhënat personale dhe teknikat e sofistifikuara të profilimit për ndjekjen dhe orientimin e plotë të votuesve dhe udhëheqësve të opinionit publik.
“Në masë të madhe përdoren vegla për parashikim me të cilat klasifikohen ose profilohen vetitë personale, karakteristikat, disponimi dhe pikat e tjera të ndikimit të njerëzve, duke lejuar të bëhen supozime për karakteristika të thella personale, duke i përfshirë edhe qëndrimet politike dhe kategoritë e tjera të veçanta të të dhënave. Zgjerimi i teknikave të tilla për përpunimin e të dhënave personale në qëllime politike paraqet rrezik serioz, jo vetëm për të drejtat e privatësisë dhe për mbrojtjen e të dhënave personale, por edhe për besimin në integritetin e procesit demokratik”, thuhet në deklaratë.
Zbulimi i rastit me Kembrixh Analitika, theksohet, tregon si shkelja potenciale e të drejtës së mbrojtjes së të dhënave personale mund të ndikojë në të drejtat e tjera themelore, siç janë liria e shprehjes dhe liria e mendimit të lirë si dhe në mundësinë për të menduarit e lirshëm pa manipulim.
Këshilli Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (KEMDH) nënvizon se, krahas partive politike dhe kandidatëve, disa pjesëmarrës të tjerë mund të përfshihen në përpunimin e të dhënave personale për qëllime politike:platforma për media sociale, grupe të interesit, brokerë të të dhënave, kompani analitike, rrjete reklamuese. Këta pjesëmarrës, vlerësohet, mund të luajnë rol të rëndësishëm në procesin zgjedhor dhe harmonizimin e tyre për mbikëqyrjen prej organeve të pavarura për mbrojtjen e të dhënave personale.
Të dhënat personale të cilat janë publikuar publikisht ose në një mënyrë tjetër nënvizohet në deklaratë, ndahen nga votues të veçantë, madje edhe nëse ato nuk janë të dhëna të cilat i zbulojnë mendimet politike, akoma janë lëndë e së drejtës të BE-së për mbrojtjen e të dhënave personale dhe mbrohen me të. Si për shembull përdorimi i të dhënave personale të grumbulluara përmes mediave sociale nuk mund të ndërmerret pa u respektuar obligimet lidhur me transparencën, specifikimin dhe qëllimin dhe ligjshmërinë.
Drejtoria këshillon qytetarët të jenë veçanërisht të vëmendshëm gjatë zbulimit të të dhënave të tyre personale në internet, pasi ekziston rrezik i rritur të njëjtat të keqpërdoren për qëllime të tjera të paligjshme.
Për fat të keq, thekson është i madh numri i shfrytëzuesve të cilët nuk janë të njoftuar me këtë lloj të mashtrimeve, me ç’rast nëse keqpërdoruesit njëherë vijnë drejt të dhënave të besueshme, ata, ose i shfrytëzojnë vetë për qëllime të caktuara, zakonisht joligjore ose i shesin.
Apelojnë gjatë sjelljes në internet, të gjithë qytetarët të veprojnë me vëmendje të rritur përkatëse dhe të bëjnë kontroll të plotë para se të sillet vendim të zbulohen të dhëna personale dhe të tjera. (koha.mk)