Shkup, 6 dhjetor – Personat e mitur si kategoria më e rrezikuar në internet, ku bëjnë pjesë edhe fëmijët, përmes një programi softuerik i cili së shpejti do të lëshohet në përdorim nga kompania “Kasperski”, do të mund të mbrohen nga sulmet e hakerëve të ndryshëm. Këtë paralajmërim të shumë pritur e kanë komentuar edhe ekspertët e fushës së sigurisë në internet, të cilët kanë thënë se ky problem do të zgjidhet se shpejti. Ky projekt nga ana e kompanisë softuerike është titulluar me emrin “Kasperski i rruan fëmijët” dhe pritet të mundësojë vëzhgim të kohës të cilën fëmijët e kalojnë para kompjuterit, me të vetmin qëllim këto që këto aktivitet të jenë në dobi dhe për zhvillim të arsimit, respektivisht të parandalohet qasja në adresat elektronike dhe aplikacionet me përmbajtje degjeneruese dhe të rrezikshme për të ardhmen e fëmijëve. Gjatë prezantimi të këtij projekti, drejtuesit e kompanisë “Kasperski” kanë sqaruar se bëhet fjalë për një program (aplikacioni) nëpërmjet të cilit prindërve dhe palëve tjera të interesuara ju mundësohet të jenë një hap para aktiviteteve të cilët fëmijët e tyre i kryejnë në internet. Në kuadër të këtij programi, siç thonë ata, prindërit mund të reagojnë në rast të paraqitjes së ndonjë rreziku potencial. “Duke e shfrytëzuar këtë program, prindërit do të mund shpejtë dhe në kohë t’ua tërheqin vërejtjen fëmijëve të tyre për rrezikun potencial që ju kanoset nga cenimi i sigurisë dhe privatësisë gjatë përdorimit të internetit. Krahas këtij lloji të sigurisë, atyre gjatë përdorimit të aplikacionit në fjalë ju mundësohet kontrolli mbi telefonat, duke theksuar kohën dhe vendin e shfrytëzimit”, thuhet në komunikatën që e përshkruan projektin… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.