SI TË MBANI LARG STRESIN

35

Meditimi i avancuar mund të shfrytëzohet si një formë terapeutike. Sipas një studimi të kryer së fundmi rezulton se ky lloj meditimi është mjaft efikas për trurin dhe funksionet e tij, pasi lehtëson komunikimin mes zonave të ndryshme që shërbejnë si rregullatorë të gjendjeve emocionale.

Studimi ka marrë në shqyrtim dy grupe vullnetarësh, njëri prej të cilëve duhet të praktikonte edhe meditimin e avancuar, ndërsa grupi tjetër jo. Vullnetarët i janë nënshtruar testeve për të matur nivelin e stresit, ankthit dhe rezonancës magnetike funksionale, në nisje dhe përfundim të eksperimentit. Rezulton se grupi që ndiqte edhe praktimin e meditimit të avancuar ka shfaqur në përfundim ndryshime në aktivitetin e tyre cerebral dhe rënie të theksuar të nivelit të stresit.

Meditimi i avancuar është një disiplinë që konsiston në meditim, duke përsëritur në mënyrë obsesive një tingull apo fjalë, ndryshe e thënë një mantra, derisa të arrihet në gjendjen e ashtuquajtur të jashtëzakonshme, pra, në mungesë totale mendimesh, për të arritur një ekuilibër mendje-trup.