Aftësia e institucioneve shtetërore do të duhet të shënojë krijim më efikas të partneritetit me sektorin e biznesit për zvogëlimin e barrierave në qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe bashkëpunim mes institucioneve si të vendit ashtu edhe jashtë tij.
Nga Mr. Delvina KËRLUKU
Në një udhëkryq të madh është gjendur i tërë Ballkani Perëndimor në dy dekadat e fundit. Ky rajon është ballafaquar me shumë barriera, por edhe me sfidat e adaptimit që kërkon procesi i integrimit, kjo edhe për shkak të ndryshimeve të shpejta të trendit botëror. Përpjekjet e Maqedonisë për bashkëpunimin rajonal mes vendeve fqinje të Ballkanit Perëndimor, kanë hapin e zhvillimit ekonomik, integrimit gjithnjë dhe më tepër, në fushën e infrastrukturës rrugore, hekurudhore por edhe doganore me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave. Këtë rrugë e ka lehtësuar edhe asistenca financiare nga Bashkimi Evropian, qoftë edhe në programet e edukimit. Bashkëpunimi rajonal nuk është rrugë pa sfida, por mbetet kusht i BE-së që të krijohet një bashkëpunim i vendeve të rajonit me shpresë se anëtarësimi në familjen e madhe europiane do të jetë më i shpejtë. Përfitimet e këtij anëtarësimi në fushën e ekonomisë do të jenë: rritja e vazhdueshme e shtimit ekonomik nga konsumi dhe rikuperimi i investimeve, rritja e standardit dhe mirëqenies njerëzore, reduktimi i numrit të papunëve, rënia e varfërisë, etj…
Integrimi ekonomik është një ndër prioritet dhe rëndësi e madhe në zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit. Raportet e Bankës Botërore mbi Ballkanin Perëndimor tregojnë se vendet e rajonit kanë nivel të zhvillimit ekonomik të njëjtë dhe pikërisht mbi këto fakte bazohet rritja dhe zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik. Kur përparon ekonomia paraqet një ekonomi të plotë dhe është me efikase në fushat e tjera, të cilat ajo ndikon. Biznesi, respektivisht këmbimet tregtare, veçmas rritja e eksportit sipas raporteve, tregon se Maqedonia me mundësitë dhe pozitën që ka ndaj BE-së ka përmirësime. Por nëse kategorizojmë bizneset brenda vendit, mbetet diskutabile zhvillimi dhe zgjerimi i bizneseve shqiptare, në përkrahjen nga ana e shtetit ose institucioneve, odave ekonomike të vendit.
Reformat ekonomike vendimtare, shtimi i prodhimit nga ana e bizneseve në Maqedoni, konkurrenca e drejtë, liria e tregtisë ndërkombëtare do të mundësonte që Maqedonia të rrit këmbimin tregtar, bashkëveprimin në fushëveprimin e njëjtë të biznesit me bizneset e rajonit dhe institucionet ndërkombëtare. Për të arrit bizneset këtë qëllim duhet angazhim dhe mbështetje nga ana e organeve shtetërore të vendit, odave ekonomike, por në përgjithësi edhe përkrahja e të gjithë shoqërisë, të cilët lehtësojnë rrugën e depërtimit e këmbimit të mallrave në tregjet e jashtme. Sepse, shtrirja e Maqedonisë në integrimet ekonomike rajonale është rruga e duhur ndërkohë që angazhimet dhe fuqizimi i fushës së biznesit paraqet shtyllën më të rëndësishme të zhvillimit dhe përparimit të vendit. Zhvillimi i bizneseve të vendit me përkrahjen e shtetit intensifikon bashkëpunim mes bizneseve dhe bashkëpunim ekonomik me shtetet anëtare të BE-së. Kjo lidhje ndikon në rritjen e eksportit të mallrave të tyre në tregun e BE-së. Rritja e eksportit të produkteve dhe shërbimeve rrit dukshëm shtimin ekonomik të këtyre vendeve. Pikërisht, edhe për rritjen e standardit dhe mirëqenies të qytetarëve eksporti si dhe faktorët e tjerë të zhvillimit ekonomik sigurojnë shtimin dinamik të Prodhimit të brendshëm Bruto (PBB) si një ndër treguesit kryesor makroekonomik për të matur rritjen ekonomike). Që bizneseve tu jepet hapësirë të depërtojnë në tregjet e jashtme, nevoja për reformimin e shtetit nuk nevojitet të ndalet tek kufijtë shtetëror. Veprimtaria e biznesit, e cila bëhet e ndërvarur, implikacionet i hasë te fqinjët e vet dhe më gjerë, e nuk do të duhej duhet në vendin e vet. Prandaj, aftësia e institucioneve shtetërore do të duhet të shënojë krijim më efikas të partneritetit me sektorin e biznesit për zvogëlimin e barrierave në qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe bashkëpunim mes institucioneve si të vendit ashtu edhe jashtë tij. (koha.mk)