Si të kujdesemi për kafshët shtëpiake në temperatura të larta?

13

Me afrimin e stinës së ngrohtë të verës, të gjithë jemi të vetëdijshëm se duhet t’i kushtojmë rëndësi të madhe vetes, të mos ekspozohemi ndaj temperaturave të larta.

Por, nuk duhet harruar edhe kafshët e dashura shtëpiake, të cilat gjatë verës kanë nevojë të veçantë të kujdesit, transmeton Koha.

Prandaj është esenciale që kafsha juaj të ketë qasje në ujë dhe hije. Gjatë kohës sa dilni për t’i shëtitur kafshët tuaja, kujdesuni që herë pas here të pushoni dhe t’i largoni ato nga dielli. Gjithashtu, kujdesuni që gjithmonë të merrni me vete ndonjë enë të vogël ku mund t’iu vendosni ujë të freskët për të pirë, pasi hidratimi i tyre është më se i nevojshëm.

Nëse posedoni qen, atëherë një ditë me lagështi mund të jetë më e rrezikshme se një ditë e thatë dhe e ngrohtë, sepse lagështia ndërhynë me strategjinë kryesore të qenit tuaj për t’u freskuar, që është gulçimi. Lagështia në ajër e ngadalëson procesin e avullimit, duke e bërë gulçimin më pak efektiv.

Nëse qeni juaj ju shoqëron në shëtitje të gjata ose në vrapim, mundohuni të dilni në shëtitje në orët e hershme të mëngjesit ose në fillim të mbrëmjes. Provoni t’i eliminoni aktivitetet e qenit gjatë mesit të ditës, si dhe futeni atë brenda në shtëpi gjatë pjesëve më të ngrohta të ditës.

Po ashtu është me rëndësi që ta krihni rregullisht qenin apo macen tuaj, në mënyrë që qimet e trasha të dimrit t’iu bien, dhe nëse kafsha juaj është qimegjatë atëherë dërgojeni rregullisht për ta qethur.

Kushtoni vëmendje shenjave që tregojnë se qeni juaj po përjeton sulm në zemër. Gulçimi i zhurmshëm dhe i rëndë konsiderohet shenja e parë që qeni është nxehur tej mase. Nëse e vëreni një gjë të tillë, provoni ta fusni atë në ambient të mbyllur dhe kontrollojani temperaturën e trupit.

Mishi i dhëmbëve shumë i kuq apo shumë i zbehur, po ashtu konsiderohet shenjë e ngritjes së temperaturës së kafshës suaj.

Prandaj preferohet që ta lagni një peshqir me ujë të ftohtë dhe t’ia vendosni në putra ose vesh. Gjithashtu mund t’ia lagni trupin me yje të ftohtë dhe pastaj ta vendosni atë përballë një ventilatori, deri sat ë freskohet dhe t’i ulet temperature e trupit.

Nëse të gjitha këto simptoma nuk përmirësohen, atëherë sugjeroheni ta dërgoni qenin apo macen te veterinari, për t’u trajtuar.

Comments are closed.