Si të kërkoni rritje page

Rritja e pagës është një kërkesë e mprehtë dhe e sikletshme për t’ia paraqitur shefit tuaj.

Nuk është e lehtë të arrish një rritje page, por as mision i pamundur. Më poshtë janë disa këshilla për të arritur një rritje page…

Gjeni momentin e duhur. Mos improvizoni kurrë një takim, pasi çështja është delikate dhe duhet të shtjellohet në mënyrën më të mirë.

Kërkoni një takim me drejtuesin.

Shmangni periudha të veçanta të vitit, si për shembull kthimi pas pushimeve.

Trajtojeni çështjen në mënyrën më të mirë.

Vishuni në mënyrë të thjeshtë, duke shmangur ekzagjerimet, por kujdesuni për detajet gjithsesi.

Është e rëndësishme që të përgatiteni psikologjikisht për këtë takim dhe të përcaktoni qartë pikat tuaja të forta.

Vlerësoni paraprakisht shumën që do të kërkoni, për të shmangur surprizat e pakëndshme dhe që të mos jeni i papërgatitur.

Mblidhni informacione për pozicione të ngjashme dhe sa paguhen ato.

Vlerësoni saktë çdo fjalë dhe të ruani etikën në çdo rast.

Mos përmendni shpenzimet tuaja si për shembull pagimi i hipotekës, taksat e larta të shkollimit të fëmijëve apo kostoja e lartë e benzinës për të ardhur në punë.

Vlerësoni saktë çdo fjalë dhe të ruani etikën në çdo rast.

Shmangni shifra të ekzagjeruara. Ato do t’ju çojë drejt një refuzimi të sigurt.

Jini objektivë në kërkesën tuaj. Vlerësoni gjendjen e kompanisë. Zakonisht, rritja e pagës nis nga 5 deri në 15%.

Asnjëherë mos kërkoni rritje page nëpërmjet shantazhit apo imponimeve.