Si të hiqni toksinat nga mëlçia, veshkat dhe fshikëza!

234

Ka shumë ushqime që mund të shtoni në dietën tuaj që ju ndihmojnë në uljen e toksinave në trupin tuaj. Për shembull konsumi i çajit jeshil, çaj xhenxhefili dhe uji. Shtimi i më shumë frutave dhe perimeve në dietën tuaj, veçanërisht boronicat dhe alga deti, mund të ndihmojnë gjithashtu në pastrimin e toksinave. Mos harroni, frutat janë ushqimi më i mirë për në mëngjes

Mëlçia, veshkat dhe fshikëza e urinës janë të gjitha organe të rëndësishme, por njerëzit shpesh i anashkalojnë ato dhe mund të përfundojnë duke u sëmurur rëndë. Ju jeni me fat që keni 2 veshka, por mbajtja e tyre e shëndetshme mund t’ju shpëtojë jetën. Ne kemi disa këshilla të thjeshta që do ta mbajnë trupin tuaj të shëndetshëm për vitet në vazhdim.

ULNI KONSUMIN E KRIPËS DHE PIJET FRESKUESE. Shumë ushqime të përpunuara janë bërë pjesë e dietave tona ditore, por në realitet duhet t’i hani vetëm të moderuara. Kjo përfshin kafe, pije freskuese, kripë dhe ushqime që përmbajnë nivele të larta me proteina. Mundohuni të përgatisni një detoks në disa ditë dhe të bëni një pushim nga konsumimi i këtyre ushqimeve rreth dy herë në javë. Ju mund të gjeni versionet e ushqimeve të preferuara edhe të pakripura.

PINI SA MË SHUMË ÇAJ, UJË DHE LËNG BORONICE. Ka shumë ushqime që mund të shtoni në dietën tuaj që ju ndihmojnë në uljen e toksinave në trupin tuaj. Për shembull konsumi i çajit jeshil, çaj xhenxhefili dhe uji. Shtimi i më shumë frutave dhe perimeve në dietën tuaj, veçanërisht boronicat dhe alga deti, mund të ndihmojnë gjithashtu në pastrimin e toksinave. Mos harroni, frutat janë ushqimi më i mirë për në mëngjes.

MERRNI VITAMINAT TUAJA. Konsumimi i vitaminave B-6, omega-e dhe citrat kaliumi i mbajnë veshkat tuaja të shëndetshme dhe ulin shanset për të zhvilluar gurë në veshka.

MOS HARRONI TË EKUILIBRONI SHËNDETIN TUAJ MENDOR DHE FIZIK. Stresi nuk është vetëm i bezdisshëm, por gjithashtu mund të dëmtojë trupin tuaj, madje edhe të dëmtojë organet tuaja. Një rutinë e thjeshtë meditimi siç janë ushtrimet e frymëmarrjes mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni stresin tuaj. Frymëmarrja ndihmon gjithashtu për të oksigjenuar tërë trupin tuaj. Një tjetër trajtim i thjeshtë i quajtur hidroterapi përdor ujë për lehtësimin e dhimbjeve dhe mund të ndihmojë sistemin tuaj të qarkullimit të gjakut si dhe t’i japë trupit dhe mendjes tuaj një pushim të nevojshëm.

PROVONI NJË PASTRIM 2-DITOR TË VESHKAVE! Pasi të keni përfshirë tashmë këto këshilla të shëndetshme në stilin e jetës tuaj të përditshme, një pastrim i mirë 2 ditor mund të bëjë vërtet mrekulli. Mos harroni të konsultoheni me mjekun për ndryshimet në dietën tuaj për të siguruar që një pastrim që është i duhuri për ju.

Mëngjesi: Për vaktin tuaj të parë të ditës, provoni të pini një lëng të thjeshtë me fruta si për shembull lëng panxhari me boronicë të thatë ose një smoothie, mundësisht dhe me spinaq.

Dreka: Për drekë, mund të provoni një smoothie tjetër me drithëra dhe frutat tuaja të preferuara.

Darka: Për vaktin e fundit të ditës, një sallatë e këndshme mund të jetë shumë e mirë. Konsumoni limon dhe frutat tuaja të preferuara por kujdes, mos e teproni me sasinë.

PROVONI USHTRIME KEGEL PËR FSHIKËZËN TUAJ. Dr. Arnold Kegel zbuloi disa ushtrime të legenit në 1948 për të ndihmuar gratë me stres të inkontinencës urinare, veçanërisht pas lindjes së fëmijës ose menopauzës. Nëse bëhen rregullisht, ato mund të ndihmojnë në parandalimin e rrjedhjeve të fshikëzës. Është e thjeshtë, kontraktoni muskujt e legenit dhe pastaj relaksojini. Uluni dhe ngrihuni 30 herë dhe më pas relaksohuni. Provojeni 3 herë në ditë dhe sigurohuni që fshikëza juaj të jetë bosh para se ta bëni këtë ushtrim.

USHTRONI MËLÇINË. Ekzistojnë disa ushtrime që mund të ndihmojnë gjithashtu edhe mëlçinë tuaj. Mund ta shtypni, ta fërkoni lehtë 100 herë në ditë për ta mbajtur të shëndetshëm. Për më tepër, mund të provoni edhe përdredhjen e trungut, ku ktheni kurrizin majtas, djathtas rreth 15 herë në secilën anë, për të ndihmuar mëlçinë. Ushtrimi rreth 5 orë në javë, mund të bëjë mrekulli për mëlçinë.