Si të hiqni aromat e forta nga furra

Ka shumë ushqime të cilat janë të shijshme por që lënë një erë të fortë në kuzhinë dhe më konkretisht në furrën ku janë pjekur. Ka produkte të ndryshme kimike që mund t’i përdorni për të eliminuar aromat, por mund ta bëni edhe me zgjidhje natyrale dhe të thjeshta. Zgjidhja qëndron në lëvozhgën e portokallit. Çfarë ndodh nëse vendosni disa lëkura portokalli në furrë?

Çdo erë e pakëndshme do të zhduket brenda pak minutash. Ky truk është i shkëlqyeshëm veçanërisht kur gatuani ndonjë ushqim me erë veçanërisht të fortë. Pasi ta keni gatuar ushqimin dhe ta keni nxjerrë nga furra, vendoseni furrën në 180 gradë. Më pas vendosni disa lëvozhgë portokalli në një tepsi në furrë. Lërini lëvozhgat në furrë për 15-30 minuta dhe furra juaj dhe e gjithë kuzhina do të marrin aromë të mirë.