Si të gjeni fotot në celular?

4

Shpeshherë kërkojmë në albumet që kemi në celular një foto, por është e vështirë për ta gjetur. Këto momente të vështira dhe të sikletshme kanë marrë fund për përdoruesit e iPhone, pasi gjigandi teknologjik ka një marifet se si të shpëtoni. Ky opsion ju lejon që të kërkoni foton dhe ta gjeni për punë sekondash.

“Aplikacioni i fotove e bën më të lehtë që të gjesh fotot e një personi ose një sendi. Mund të kërkoni për vende ose evente”, shpjegoi Apple.

Opsioni për të kërkuar (Search) gjendet në aplikacionin e fotove. Mjafton që të shkruani një fjalë dhe aplikacioni analizon fotot që lidhen me të. Kjo gjë ju jep mundësinë që të kërkoni çdo gjë, që nga njerëzit, ngjarje, e deri tek sende specifike. “Për shembull nëse shkruan “liqen”, do të shfaqen të gjitha fotot që kanë lidhje me këtë fjalë”, tha Apple. Apple ka siguruar se fotot janë të sigurta dhe nuk ka probleme në lidhje me privatësinë dhe sigurinë.

Comments are closed.