Sidoqoftë, për një gjë, ekspertët pajtohen: ata që imunizohen përfundimisht mund të infektohen, por shumë rrallë kanë një sëmundje serioze. Në Shtetet e Bashkuara, vdekjet e personave të vaksinuar nga Covid-19 kanë qenë 1 në 1 milion. Pas injeksionit të vaksinës, a mund të arrijmë qetësinë shpirtërore? Infektimi pas imunizimit në të vërtetë nuk është i pamundur.
Sipas të dhënave zyrtare, mbrojtja e dy vaksinave të ARN-së (Pfizer dhe Moderna) është 95%, AstraZeneca 70% dhe Johnson & Johnson 66%. Si e di dikush që ka marrë një nga këto injeksione nëse bie përsëri nën kthetrat e virusit?! Testi serologjik është udhëzuesi i vetëm, por nuk mjafton gjithmonë për të pasur një përgjigje të sigurt pasi nga krijimi i antitrupave njeriu është më pak i predispozuar të pësojë simptoma të rënda në rastin se ri infektohet me Covid-19.