Me këtë recetë do të sillni ëmbëltoren në shtëpinë tuaj. Më poshtë keni përbërësit e duhur për të përgatitur akulloren më të mirë me shije bananeje.
PËRBËRËSIT:
1 banane (e prerë)
3 lugë gjelle qumësht me pak yndyrë
1 lugë gjelle arra të copëtuara
PËRGATITJA:
Prijeni bananen në copa të vogla dhe vendoseni në frigorifer, në ngrirje.
Më pas transferojeni në një blender së bashku me qumështin. Prisni derisa të merrni një përzierje homogjene.
Hidheni në një gotë dhe dekorojeni me arra të copëtuara, ose fruta të tjera sipas dëshirës.