Si ta trajtoni fryrjen e organizmit nga lëngjet

25

Trupi i njeriut përbëhet nga 55 deri në 75 përqind ujë. Mirëpo, akumulimi i tepërt i ujit në trup mund të shkaktojë fryrje, dhimbje dhe shtim në peshë.

Akumulimi i ujit është një nga shkaktarët e shtimit në peshë, megjithatë ai kontribuon për shtimin në peshë me të paktën 2 deri në 5 kilogramë. Akumulimi i ujit ndodh si pasojë e disa faktorëve.

Disa nga këta faktorë janë: konsumimi i kripës, mungesa e proteinave, mungesa e aktivitetit fizik dhe ndryshimet hormonale. Faktorët e tjerë mund të jenë edhe problemet me zemrën, veshkat dhe marrja e ilaçeve kundër dhimbjeve.

Si të humbni peshën e fituar nga akumulimi i lëngjeve:

Aktiviteti fizik– mungesa e aktivitetit fizik është një nga faktorët kryesorë të akumulimi të lëngjeve në trup. Nëse kryeni aktivitet fizik, indet dhe kyqet ku është mbledhur uji i tepërt lirohen.

Kujdes me kripën– reduktimi i sasisë së kripës është një nga mënyrat efikase në humbjen e peshës së krijuar nga akumulimi i lëngjeve. Sipas të dhënave, sasia ditore e kripës së konsumuar nuk duhet të jetë më shumë se 2.300 miligramë në ditë, ose një lugë çaji në ditë.

Më shumë proteinë- proteinat luajnë një rol kryesor në ruajtjen e ekuilibrave të lëngjeve në organizëm. Sasia e rekomanduar ditore e proteinës duhet të jetë një gramë për çdo kilogramë të peshës trupore. Burime të mira të proteinës janë produktet e detit, mishi i viçit, vezët dhe fasulet.

Më shumë kalium- kaliumi është një mineral, që ka rëndësi në ekuilibrin e lëngjeve në trup. Ai ndihmon në nxjerrjen e ujit dhe kripës nga urina dhe djersa. Sasia e rekomanduar ditore e kaliumit është 4.700 miligramë.

Hidratimi– është një hap mjaft i rëndësishëm për nxjerrjen e ujit të tepërt nga organizmi. Ekspertët rekomandojnë pirjen e një gote ujë përpara çdo vakti me ushqim. Përveç ujit, ju mund të konsumoni ushqime, që kanë rol hidratues siç janë shalqiri, selinoja, kastraveci dhe dredhëzat.