Era e këmbëve është shqetësim i madh për të gjithë, jo rrallë herë këto shqetësime na kanë penguar që të ndjehemi rehat kur jemi diku. Ja se si ta zgjidhni këtë problem:
- Deodoranti të cilin e aplikoni në nënsqetulla mund të aplikohet edhe në këmbë dhe të ketë pothuajse të njëjtin efekt. Aplikojeni në këmbë të pastra dhe të thara para se të flini.
- Përzierja e 2 lugë uthull me 2 lugë alkool mund të ndihmojë në largimin apo shmangien e erës së këmbeve. Aplikohet kjo përzierje në këmbë dhe midis gishtërinjve çdo ditë për disa minuta.
- Në këmbë të lagura aplikoni një sasi sodë bikarboni dhe masazhoni këmbët me të për 2 minuta.