Si ta shmangni erën e këmbëve?

Era e këmbëve është shqetësim i madh për të gjithë, jo rrallë herë këto shqetësime na kanë penguar që të ndjehemi rehat kur jemi diku. Ja se si ta zgjidhni këtë problem:

  1. Deodoranti të cilin e aplikoni në nënsqetulla mund të aplikohet edhe në këmbë dhe të ketë pothuajse të njëjtin efekt. Aplikojeni në këmbë të pastra dhe të thara para se të flini.
  2. Përzierja e 2 lugë uthull me 2 lugë alkool mund të ndihmojë në largimin apo shmangien e erës së këmbeve. Aplikohet kjo përzierje në këmbë dhe midis gishtërinjve çdo ditë për disa minuta.
  3. Në këmbë të lagura aplikoni një sasi sodë bikarboni dhe masazhoni këmbët me të për 2 minuta.