Kollitja është një veprim refleksi që sinjalizon trupin për të pastruar pasazhet ajrore. Nëse ju keni filluar vetëm kollitjen, kjo është vetëm një simptomë dhe jo domosdoshmërisht një sëmundje më vete, transmeton gazeta KOHA. Kollitja mund të shkaktohet nga një sërë arsyesh të zakonshme si: të ftohti, alergjitë, infeksione të traktit të sipërm respirator etj. Kollitja nxitet zakonisht natën dhe herët në mëngjes. Kollitja nuk mund të jetë një përvojë ose ndjenjë sikurse problemet e tjera shëndetësore të zakonshme që përballeni, sepse kollitja mund të shkaktojë nervozizëm dhe frustrim dhe përveç çrregullimeve të gjumit, ai po ashtu ndalon ekpozimet në tubime sociale. Kollitja karakterizohet nga tri grup: kollitja nën akute( që zgjatë për më pak se tre javë), sub akute( kollitja zgjatë prej 3-8 javë) dhe kronike ( zgjatë më tepër se 8 javë). Tani që e dini se kollitja me kalimin e kohës përkeqëson shëndetin tuaj , këtu janë disa gjëra që ju ndihmojnë t’i lehtësoni sulmet e kollitjes. Megjithatë, nëse kolli vazhdon dhe ju keni temperaturë e shoqëruar së bashku edhe me simptoma, ju duhet të ndaloni me vet mjekimin dhe të merrni ndihmën e profesionistëve.
MJALTI. Konsumojeni një lugë mjaltë dhe gëlltiteni atë deri tek fyti, dhe kështu kujdesuni që ta lyeni fytin në mënyrë të qetë. Përzieni mjaltin me një lugë lëng limoni, ndihmon edhe më shumë fytin.
AVULLI. Kthejeni ujin e nxehtë në dush, dhe merrni frymë nga avulli. Shtoni disa pika vaj eukalipt dhe ajo mund të ndihmojë që hundët të rrjedhin. Kjo metodë do ju ndihmojë shumë sidomos nëse keni sinusët.
REFLEKSET. Nervat tona në fund të këmbëve. Prandaj, një masazh nën gishtin e madh të këmbës duke i mbajtur prapa gishtërinjtë e tjerë duke aplikuar presion me gishtin tuaj. Në fund fshini këmbët.
UJI. Duhet të pini shumë ujë. Kjo do të ndihmojë në masë të madhe që të eliminoni sulmet e kollitjes. Pini çaj të nxehtë me mjaltë ose lëng limoni, kjo do të ndihmojë që fyti juaj të mos thahet.