Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut janë vrasësit numër një në botë. Nga sëmundjet infektuese, çdo vit vdesin 35 milionë njerëz, prej të cilëve 18 milionë vdesin si pasojë e sëmundjeve të zemrës. Me këtë rast, prej sëmundjeve kardiovaskulare, femrat e pësojnë dyfish më tepër.
Të rrezikuar janë njerëzit e shëndoshë, të cilët kanë shprehi jo të shëndetshme në jetë. Në hulumtimin, i cili kishte zgjatur 16 vjet rresht, e ku kishin qenë të përfshirë 51 000 persona të shëndoshë, ka treguar se kombinimi i pesë shprehive në jetë e zvogëlon për 85% rrezikun nga të gjitha sëmundjet kardiovaskulare.
Duhet të mos konsumoni duhan, që indeksin e masës trupore ta keni nën 25, të ushqeheni shëndetshëm, të ushtroni dhe të konsumoni dy gota alkool në ditë, e në fund zemra do të jetë e sigurt.
Për fat të keq, vetëm 4% e njerëzve praktikon të gjitha këto masa, shpjegon dr. Piter Elvud, profesor në universitetin “Kardif”, i cili njëherësh është edhe autoriteti më i lartë në repartin për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.