Shtatë gjërat që ju mund të vëreni që trupi juaj ka nevojë për vitamin A.
Këto janë disa nga shenjat që tregojnë se trupi juaj është në mungesë të vitaminës A, dhe që ju duhet të ushqeheni më mirë duke konsumuar ushqime që përmbajnë këtë vitaminë.
Lëkura e thatë. Vitamina A është elementi kryesorë në trupë që i nevojitet lëkurës. Mungesa e vitaminës vërehet kur lëkura është më e thatë dhe merr një ngjyrë tjetër.
Vështirësitë e shikimit në errësirë. E njohur gjithashtu si nyktalopia, ky është një problem i syve që e bën të vështirë të shihet në errësirë. Në ambiente me dritë të zbehtë, mprehtësia që duhet të ketë sistemi i syve është dobësuar dhe bëhet e pamundur të përpunohen imazhe të errëta.
Krijohen aknet. Aknet krijohen nga mungesa e vitaminës A, nëse fytyra fillon të bëhet e thatë dhe aknet fillojnë të shfaqen duhet të dini që keni mungesë të kësaj vitamine.
Nuk mund të mbeteni shtatzënë. Vitamina A është njëri ndër faktorët kryesorë për riprodhim, andaj është e rëndësishme të ushqeheni mirë.