Qyteti bregdetar mbahet mend edhe si kryeqyteti i shtetit shqiptar, nga 7 marsi 1914 deri më 11 shkurt 1920. Durrësi u bë kryeqytet i mbretërisë së Shqipërisë, nga Princ Vidi, kur ai zbarkoi më 7 mars 1914 e deri në vendimin e Kongresit të Lushnjës, të datës 11 shkurt 1920, për shpalljen e Tiranës si kryqytetin e ri të shtetit shqiptar.
Përfundimisht, Durrësi humbi rëndësinë që kishte si kryeqytet, kur qeveria e atjeshme dorëzoi të gjitha dokumentet pranë qeverisë së Tiranës. Qeveria e Durrësit, që kryesohej nga Turhan Përmeti, nuk bëri kurrfarë qëndrese, pranoi dorëzimin e pushtetit.
Me vendimin nr.23, datë 21.2.1920 Këshilli i Ministrave vendosi që në Durrës, të shkonte një komision për të marrë në dorëzim aktet e qeverisë, që përfaqësohej nga:
– Ndoc Çoba-ministër i Financave
– Sulejman Starova-këshilltar i Ministrisë së Financave
– Rauf Fico-këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme
– Abdurrahman Gur-këshilltar i Ministrisë së Drejtësisë
– Idhomen Kosturi-drejtori i përgjithshëm i Postë-Telegrafëve
– Ali Fehmi Kostuti-prefekt i Durrësit
– Xhemal efendiu (mundet “Rruga” sepse figuron në akte të tjera)-sekretar
Gjeneralit italian të Durrësit, iu drejtua edhe një letër nga qeveria, ku njoftohej veprimi i urdhëruar për marrjen në dorëzim të dokumenteve. Mbledhja u drejtua nga zëvendëskryeministri Eshref Frashëri, me pjesëmarrjen e ministrave: Hoxha Kadri, Ndoc Çoba, Ahmet Zogu, Sotir Peci. (Konica)