Që nga Lufta e Dytë Botërore, moda zyrtarisht është stiluar për dy stinë, pranverë – verë dhe debutohej në pasarela në fillim të vjeshtës dhe linjat e vjeshtë – dimrit reklamoheshin në pasarela në shkurt. Moda e shpejtë dhe shkurtimi i ciklit nga prodhimi te shitja i ka shkrirë sezonet dhe e ka sjellë në dimensione të reja industrinë tekstilit
Markat si Zara, H & M, Top Shop dhe Forever 21 kanë ndërtuar bizneset e tyre bazuar në modën e shpejtë. Pasi këta shitës me pakicë gjejnë një trend të ri, sistemet e tyre super të shpejta të zinxhirit të furnizimit e sjellin trendin në treg shumë shpejt. Kjo lejon që markat e modës së shpejtë të furnizojnë tregjet shumë më shpejt se shtëpitë e modës, duke bërë që moda të përhapet në kohë reale. Por prodhimi i shpejtë gjeneron mbeturina të tepërta tekstili, ndërsa veshja me çmim të ulët dëmton punëtorët e fabrikave dhe mjedisin.
Rrjetet sociale gjithashtu po përshpejtojnë ciklin e modës. Marketingu i influencës dhe strategjitë e tjera të rrjeteve sociale ndihmojnë që tendencat e reja të udhëtojnë shpejt, duke krijuar kërkesa të shpejta të konsumatorëve për modelet shumë të lira.
Blerësit veprojnë në çast, falë mjeteve “Shih-Tani Blej-Tani” në platforma si Instagram dhe Pinterest.
Prodhuesit seriozë dhe më cilësorë po tërhiqen, pasi rritja e rrjeteve sociale dhe modeli i modës së shpejtë (për të mos përmendur e-commerce) e kanë transformuar modën siç e njohim.
Nga ana tjetër, shpenzimet në tregun e modës kanë rënë ndjeshëm, falë teknologjisë dhe tregtisë elektronike.
Ulja e kostove të prodhimit po bën që markat e vogla ose të reja të prodhojnë sasi të vogla të produkteve për konsumatorë të dedikuar. Në të shkuarën, markat e modës do të duhej të prodhonin qindra ose mijëra artikuj, me qëllim që t’i prodhonin ato me çmim të arsyeshëm.
Tani, fillestarët që nga krijuesit deri te shitësit e kanë më të thjeshtë për të gjetur partnerë dhe prodhues të vegjël.Për shembull, Noah, prodhuesi i veshjes për meshkuj me bazë në Nju Jork, prodhon linja ultra të vogla të veshjeve me lesh, shpesh 12 ose 24 artikuj dhe i shesin me shpejtësi. Reklamimi online përfshin detaje të hollësishme në lidhje me artikullin.
Markat e mëdha të modës së lartë po zhvillojnë qasjen e tyre ndaj prodhimit për të konkurruar më mirë me shitësit e shpejtë të veshjeve.Tommy Hilfiger po bën modelet në linjën e re të saj Tommy Now që është në dispozicion menjëherë në të gjithë botën, nëpërmjet një dyqani në internet.
Kjo do të thotë që artikujt e TommyNow i aksesojnë dyqanet tri herë më shpejt se koleksionet tradicionale, me një kohë vetëm 6 muaj nga ideimi i produktit deri në shitje.”Ka të bëjë me dhënien e kënaqësisë së shpejtë që konsumatorët po kërkojnë”, thotë Avery K. Baker, shef i Markave në Tommy Hilfiger.
Koleksioni i parë i TommyNow, një bashkëpunim me modelen Gigi Hadid, filloi me një ekspozitë dyditore të Javës së Modës që pati mbështetje të madhe nga rrjetet sociale. Transmetimi live i ekspozitës për Facebook Live, gjithashtu Pinterest, Instagram dhe Snapchat zgjoi interes të madh. Shumë marka të tjera të modës së lartë po synojnë të ndjekin shembullin e TommyNow. Por shkurtimi i ciklit të prodhimit nga 18 muaj në vetëm 6 muaj kërkon që një markë si Tommy Hilfiger të rishikojë të gjithë projektimin, prodhimin dhe shpërndarjen e ekosistemeve të saj.