Si pasojë e kancerit në gji, 279 gra viti e kaluar kanë ndërruar jetë në Maqedoni

Në Maqedoni, numri i të prekurve me kancer në gji vazhdon të shënoj rritje nga viti në vit. 218 gra dhe 4 burra vitin e kaluar kanë marrë rezultate me kancer në gji, 15 prej të cilëve të moshës nën 40 vjeçare. Ndërkohë, 279 gra të moshës 55-59 vjet vdesin thuajse çdo vit nga kjo sëmundje. Këto numra u publikuan nga Instituti i Shëndetit Publik duke apeluar gratë që të bëjnë kontrolle të rregullta me qëllim të zbulimit të hershëm të kësaj sëmundje, transmeton Alsat M.

“Të gjitha gratë të moshës prej 50 deri 69 vjet të cilat nuk kanë simptome kanë mundësi të bëjnë kontroll falas mamografik për shkak të zbulimit eventual të kancerit të gjirit në stadiumin e tij paraklinik. Përparësi kanë gratë të cilat do të jenë të lajmëruara por që nuk kanë sigurim të rregulluar. Nëse nuk arrijnë të marrin termin për këtë vit, programi do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm që nënkupton se mundësitë janë të siguruara”- deklaroi Elena Qosevska, Instituti I shëndetit Publik.

Mjekët këshillojnë se ajo që mund të bëhet për uljen e rrezikut të vdekshmërisë nga kanceri në gji është vet-kontrolli mujor i gjinjve, kontroll mamografik në çdo dy vjet dhe parasë gjithash kujdes dhe vëmendje për gratë të cilat kanë anëtarë të afërm të familjes me kancer në gji. Nga Instituti i shëndetit publik njoftojnë se kontrollet mamografike do të kryhen në 22 institucione shëndetësore shtetërore duke përfshirë Stacionin shëndetësor “Zhelezara” dhe Klinikën universitare për radiologji.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com