Paris Saint German ka fituar në shtëpi ndaj rivalit më të afërt për titull LOSC LILLE, me rezultat 2 me 1. Kjo bën që Parisi t’i ketë nëntë pikë diferencë me Lille, sepse ka tubuar 36 pikë me dymbëdhjet fitore radhazi ose me 11 pikë më shumë pas vetëm 12 javësh. E tmerrshme, apo jo? Kjo nuk i ka ndodhur asnjëherë as Barcelonës, as Real Madridit, as Bayernit. Shënoi fillimisht mbreti i ri 19 vjeçar, Kylian Mbappe Lottin me një gol spektakular. Ky ishte goli i njëmbëdhjetë për Mbappe në vetëm tetë ndeshje sa i ka luajtur deri tash.
Golin e dytë e shënoi Neymar Junior nga afërsia.
Lille, pas një gabimi të mbrojtësit të ri Thilo Kehrer që e preku topin me dorë në zonë, shënoi përmes sulmuesit të saj emri i të cilit fillonte me P, por që nuk e mbajtëm mend.
https://www.youtube.com/watch?v=w5Ejbh2Dr8w