Si në ëndrra, peripecitë dhe trampolina e madhe e gjigantit Muriqi që humbi të atin kur ishte 7 vjeç!

“Ky djalosh më duket si Hakan Sukur!”… E firmosur, “Perandori” Fatih Tehrim, një garanci. Eshtë viti 2015 dhe me skuadrën e Giresunspor luan një futbollist i gjatë 194 centimetra që shumë mirë mund të ishte bërë basketbollist, por për një këmbëngulje të madhe të xhaxhait të tij do të niste karrierën si futbollist.

Muriqi me Lirinë e Prizrenit

Quhet Vedat Muriqi dhe ka lindur në Prizren, mes vështirësive ekonomike, terroritb serb dhe sidomos në kërkim të Lirisë.

Me të atin që e la kur ishte 7 vjeç

Lojë fjalësh ose jo, pikërisht Liria e Prizrenit do të bëhet skuadra e tij e parë, aty ku do të nisë të dashurohet me topin. i ati ka ndërruar jetë kur ai ishte 7 vjeç dhe xhaxhai do t’i bëhet një “baba i dytë”, siç e quan vetë futbollisti.

Me xhaxhain e tij (djathtas)

Janë vite tranzicioni dhe lufte për të kërkuar Pavarësinë, por për Muriqin shpëtimi është vetëm topi dhe të vraposh pas tij. Pesë vite me ekipin e të rinjve dhe një ëndërr: “të luaj në ditë me një ekip të madh dhe në një kampionat të madh!”. Ishte e vështirë ta mendoje në atë kohë, sidomos sepse futbolli kosovar nuk ofronte shumë mundësi.

Megjithatë, u deshën 3 vite me ekipin e parë të Lirisë për t’u dalluar nga Teuta e Durrësit, që do ta afrojë për të parën herë në Shqipëri. Futbolli shqiptar kthehet në një trampolinë për djaloshin, edhe pse është vetëm 19 vjeç dhe normalisht ka vështirësi ambientimi.

E motra i studion në Turqi, ndërsa e ëma jeton në Kosovë. E ndjek xhaxhai, kudo, edhe kur është i detyruar që për mungesë vize të qëndrojë larg skuadrës durrsake, në fazën përgatitore në Bullgari. Jemi në janar të vitit 2013 dhe Muriqi nis stërvitjet me “Djemtë e Detit”.

Sezoni mbyllet me 18 ndeshje dhe 1 gol të shënuar. Kështu, për t’i dhënë mundësi që të rritet, Teuta e huazon te Besa e Kavajës sezonin tjetër, aty ku luan 13 ndeshje dhe shënon 3 gola. Ndërkohë, Muriqi është edhe në xhiron e kombëtares U-21, ku në një turne në Dubai i bie në sy drejtuesve të klubit turk Eskisehirspor, që në pamundësi për ta blerë, pasi rregulli për ekstrakomunitarët është strikt.

Kështu, pas pak kohësh, vjen transferimi te Girespunspor, ose ndryshe “qyteti i lajthive”, siç do ta quajë vetë Muriqi. Në dy vjet në kategorinë e dytë turke, prizrenasi shënon më shumë se 20 gola dhe nis të dallohet.

I grumbullar nga Eskisehirspor

Ndërkohë, Fatih Tehrim, që është në dijeni të faktit se djaloshi mund të pajiset me pasaportë turke, pasi origjina e tij e largët është e tillë (thuajse 80% e prizrenasve janë turqishtfolës), nis ta shohë me vëmendje dhe bisedon edhe me trajnerin e Giresunsporit.

Duke firmosur me Giresunspor

Sakaq, pas katër ndeshjesh me Shqipërinë U-21, Muriqi pret ende thirrjen e kombëtares së madhe të Shqipërisë, që nuk do të vijë kurrë! i lënë në harresë, madje i fikin edhe telefonin, vendos që të mendojë seriozisht për Turqinë, edhe pse thërritet edhe nga Kosova U-21 në një turne.

Me shpresat e Shqipërisë

Në anën tjetër, Kosova, që në vitin 2008 ka tuar Pavarësinë, po bën tentativat për t’u njohur si kombëtare futbolli nga FIFA dhe UEFA, me në krye të ndjerin Fadil Vokrri.

Më 1 korrik të vitit 2016, Muriqi transferohet te Genclerbirligi për 500 mijë euro. Mban ende kontaktet me Amir Rrahmanin, shokun e tij që e ka njohur te Shqipëria U-21 dhe me të cilin është i lidhur shumë. Sakaq, kombëtarja e Kosovës, që është njohur edhe nga UEFA, veç FIFA-s, ka nisur rindërtimin dhe ushqen ambiciet për t’u
rritur, duke afruar futbollistët kosovarë nëpër botë.

Duke festuar titullin në kategorin e parë turke te Gençlerbirligi

Kështu, më 30 gusht të vitit 2016, vjen thirrja te përfaqësuesja A e Kosovës, ndaj Finlandës në eliminatoret e Botërorit 2018. Por, për debutimin duhet të presë ndeshjen me Ukrainën, e luajtur në Hungari.

Në dy vjet me Genclerbirligi, Muriqi nuk është se shkëlqen dhe gjen pak hapësira, duke shënuar vetëm 5 gola në 46 ndeshje. Rizespor e ka ndjekur dhe e ka dalluar potencialin e tij, sidomos edhe te kombëtarja e Kosovës, kështu që përton edhe nga fakti që Muriqi nuk ka rinovuar, duke e marrë me parametra zero.

Muriqi me Rizesporin

Në dy sezone, 25 gola dhe, këtë verë, më në fund, transferimi te Feneberbahce për thuajse 5,5 mln euro. Sigurisht, ëndrra e Muriqit quhej Galatasaray, duke qenë se kur ishte ende shumë i ri, kishte shkuar edhe disa herë në stadium për ta ndjekur… Ironi e fatit, do të kishte gjetur trajner pikërisht atë Fatih Tehrim që dikur e donte në
kombëtaren e Turqisë, kur ishte trajner i saj! Do ta ketë kundërshtar “Perandorin”…

Duke ndjekur një ndeshje të Galatasarayt, viti 2014

I ati nuk jeton prej 18 vjetësh, por e sigurtë është që Vedatin po e sheh dhe mbron nga lart, duke dhënë edhe bekimin për këtë transferim… Duhet të jetë krenar për të!