Nëse i shikon sot Luana Vjollcën, Flaka Krelanin, Adelina Tahirin, e edhe ato më të vjetrat si Albërie Hadërgjonaj, dhe i krahason me ndonjë fotografi të shkrepur në ditët e para të karrierës së tyre, nuk beson se bëhet fjalë për të njëjtin person. shkruan Alsat M, transmeton gazeta Koha.
Shumica prej tyre e pranojnë se kanë kryer ndërhyrje kirurgjike, edhe pse disa prej tyre thonë se janë ndërhyrje të lehta.
Por, nëse shikohen fotografitë e Flaka Krelanit dhe ato të Luana Vjollcës, shihet se ndryshimet janë enorme, që nga fillimet e tyre të para.