Si ndihmon kripa në problemet me lëkurën?

28

Kujdesi për lëkurën nuk është gjithmonë i lehtë. Kjo sepse çdo lloj lëkure është e ndryshme dhe disa njerëz kanë një lëkurë më të ndjeshme se të tjerët. Ekspertët sugjerojnë që një përbërës mjaft i mirë për lëkurën është edhe kripa. Ajo vepron si një detoksifikues natyral dhe si i tillë mund të pastrojë lëkurën nga papastërtitë dhe mikrobet.

Sugjerohet që edhe të përdoret si një maskë, duke e përzierë me mjaltë. Masën që krijohet mund ta aplikoni në fytyrë. Shmangni zonën përreth syve dhe lëreni të qëndrojë për 10 minuta. Përdorni një leckë të butë të lagur në ujë të ngrohtë, për të hequr butësisht maskën. Kjo maskë bën të mundur hapjen e poreve dhe këshillohet të bëhet çdo ditë.

Kripa gjithashtu hidraton lëkurën dhe mund të heq vajin e tepërt nga fytyra. Kjo ndihmon në largimin e akneve që mund të keni në fytyrë. Ekspertët shprehen se mund ta përdorni edhe si një maskë për gjithë trupin. Ashtu si vepron për fytyrën, ajo mund të thithë papastërti, djersë dhe baktere nga pjesët e tjera të trupit dhe ta bëjë lëkurën tuaj të ndihet e butë.

Comments are closed.