“Refinery29” hapi një debat rreth ngjyrës natyrale të syve të Ivana Trump, debat i cili përqendrohet rreth pyetjes nëse 35-vjeçarja mban apo jo lente kontakti jeshile. Në foto të caktuara, sytë e saj duken të gjelbër, ndërsa në të tjera më kafe e ky duket të jetë rasti i saj magjik. Revista “Esquire” ishte ndër të parat që publikoi dhe vuri re ndryshimin në nëntor të 2016-ës. Si duket Ivana ngjyrën e syve e ndryshon në varësi të ngjyrës së veshjeve, kjo pasi në Konventën Kombëtare Republikane nxorën në pah ndryshimin në ngjyrën e syve brenda së njëjtës ditë.