Shkup, 29 korrik – Fshehtësinë e pushimit mjekësorë të prokurores speciale e ka provokuar Antonio Miloshoski deputet i VMRO-së. Ai në rrjetin social facebook ka publikuar një foto ku shihet libri shëndetësorë ku është miratuar pushimi për Janevën, transmeton KOHA.
Mjekun nuk e ka bërë publik por me diagnozën që ka fituar Janeva kalkulohet ende. Sot në komision në parlament nuk ka dashur të jap sqarime nga i ka marrë informacionet edhe pse bëhet fjalë për informacione personale.
“Do i jap shancë prokurores dhe fondit shëndetësorë që të vërtetojnë ose demantojnë se si fitohet pushim mjekësorë prej 30 ditë pa komision shëndetësorë”, ka thënë kështu Miloshoski.(koha.mk)