Qi puna asht ndër popuj burim i sigurt përparimi e qytetnije, ka dishmime të pamohueshme në çdo fletë të historisë njerzore. E mos të mendoje kushi se nji popull duhet të jetë i madh për me zhdrivillue në nji mënyrë të naltë si veçorit e shpirtit ashtu mënyrat e gjallimit landuer, sepse mund të paraqiten shembuj të panjehun kombesh të vogla, të cilat jo vetëm arritjen me pasë mjete të larta jetese shoqnore, por edhe lane trashigime të madhnueshme në shtjellimin e qytetnis.
Djepi i qytetnimit europjan të soçëm qe Athina e moçme. Ajo na fail në dije e n’art idetnana qi drejtuen edhe gjithënji drejtojnë ecjen krenare të rracës ariane gjatë shekujve. E, pra, Athina s’ishte nji qytet i madh. Riska toke, fare të ngushta, e rrethojshin.
Por gjallnija në punë e qytetsave qi ajo ushqei ia bani emnin fënerë të farfurishën kah drita e të cilit, në rrymën e moteve, siellen pajada syt e njerëzimit. Athenjezët qenë puntorë të qitun. Lundërtarë, luftëtarë, tregtart, poetën, artista, ligjeratarë, filozofët, çpikasa, ndertuesa.
S’kishte degë t’aktivitetit njezuer qi ata mos tu ushtrojshin, tue u dhanë mbas pak kohe punimeve të dorës e krijesave të mendes at përsosje bukurije qi asht vula e gjenis së tyne./Konica