[adning id="476476"]

Si fitohen para nga Tik Tok?

58

TikTok është një nga rrjetet sociale më të përdorura nga adoleshentët në botë. Në vitet e fundit numri i ndjekësve është shumëfishuar. Disa e përdorin duke shpresuar të rritin ndjekësit e të marrin fitime. Aplikacioni i lejon përdoruesit të fitojnë para nga aktivitetet në rrjetin social, por vetëm nëse plotësohen disa kushte specifike.

Si t’i rritësh ndjekësit? Për të rritur ndjekësit, disa rregulla themelore duhet të vihen në praktikë: Përdorni hashtags të saktë për të gjetur videon në motorin e kërkimit të brendshëm; Krijoni video origjinale dhe gazmore; Publikoni të paktën një video në ditë; Bashkëveproni me përdoruesit e tjerë dhe profilet e tyre.

Pasi të jetë arritur një numër i madh i ‘ndjekësve’, të paktën një mijë për të filluar, rrjeti social kinez jep mundësinë për të fituar para përmes mekanizmit të monetizimit. Monedhat virtuale, të simbolizuara nga rubinët dhe diamantet mund të shndërrohen në para të vërteta për t’u transferuar në llogarinë tuaj PayPal më pas: një rubin është i barabartë me 1 cent, ndërsa një diamant korrespondon me afërsisht një euro.

Monedhat merren: Duke ftuar deri në 10 miq për t’iu bashkuar rrjetit fitoni 0,50 euro cent për secilin prej tyre; Ndarja e videove në të paktën një rrjet tjetër social mund të sjellë deri në 100 rubina; Shikimi i videove për një minutë në ditë jus jell 200 rubinë, për tre minuta 300 rubinë dhe për dhjetë 500 rubinë. Ja kështu bëhen paratë në Tik Tok.