Sofje, 1 mars – Një pjesë e mediave bullgare janë në mbrojtje të Georgievskit dhe në titujt e tyre shkruajnë se bëhet, siç thonë, masakër dhe linç ndaj Lubço Georgievskit.
Nga agjencia bullgare Bgnes komentojnë se janë të shokuar për shkak se propozimet e Georgievskit u pritën me gjykime në Maqedoni.
“Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni zhvillohet sulm i koordinuar dhe masiv kundër ish- kryeministrit maqedonas Lubço Georgievski, pasi që ai propozoi plan të tij për dalje nga rruga pa dalje në marrëdhëniet tona bilaterale. Shumica e mediave nuk e publikuan tekstin e shkurtër të propozimeve të tij por në vend të kësaj publikuan dhjetëra komentime, analiza dhe reagime të politikanëve, gazetarëve dhe analistëve “të revoltuar”.
“Lubço Georgievski si partner i koalicionit të Zaevit në Qeveri, bashkërisht dhe në mënyrë të koordinuar i bëjnë këto veprime. Pse, duhet të pyeten qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, tha Gjorgjija Sajkoski – VMRO-DPMNE.
Propozimet skandaloze të cilat Georgievski i prezantoi ndërsa të cilat janë në favor të kërkesave për të cilat insiston Bullgaria e të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë i prekin çështjet e identitetit se Maqedonia duhet të japë garanci se do të heqë dorë nga minoriteti maqedonas në Bullgari. Njëkohësisht ai propozoi që kuvendi i Bullgarisë të miratojë deklaratë në të cilën do të shkruajë se gjuha dhe kombi maqedonas janë formuar pas vitit 1944.