Si është të jetosh në Arabinë Saudite

112
Nuk është e lehtë të shkosh në Arabi Saudite.

Fotografi francez Eric Lafforgue zbuloi se për të marrë një vizë turistike për në Arabi duhet të sponzorizohesh nga një agjenci lokale e udhëtimit ose nga një kompani – dhe marrja e vizës për në Arabi është shumë e vështirë për faktin se arabët bëjnë aq shumë para nga pelegrinët që vijnë në Mekë sa që “nuk janë të interesuar” për jo-myslimanët.

Kështu, ekzistojnë tri rregulla për të marrë këtë vizë:

Gratë nën moshën 30-vjeçare duhet të marrin leje nga burri i tyre ose vëllai, dhe për një çift të pamartuar është e palejueshme që të udhëtojnë së bashku, transmeton Gazeta Express.

Plus, alkooli dhe pornografia janë të ndaluara – dhe gratë duhet të veshin një fustan të zi të quajtur ‘abaya’.

Por, Lafforgue zbuloi se sapo të shkoni në Arabi, ju do të habiteni me botën mikëpritëse dhe interesante të arabëve.

Këto fotografi të mahnitshme, të cilat i bëri ai gjatë një udhëtimi 15-ditor, zbulojnë jetën në Arabi:

Puthja me hundë është mënyra se si përshëndeten burrat në Arabi

Harrojeni përzierjen me femra, të vetmet me të cilat mund të bisedoni janë vajzat somaleze si kjo në foto:

Një ndërtesë e vjetër prej qerpiçi

Nëse gjeni një derë hapur, ju mund të hyni, të uleni dhe të pini kafe ose çaj dhe të hani bukë

Ky shkëmb gjendet në shkretëtirat arabe

Xhamia e Omer Ibn al-Katabit

Ndërtesa arkeologjike e Al-Hixhrit

Shumë arabë i ruajnë shtëpitë e tyre të vjetra të cilat i vizitojnë çdo të premte ose gjatë festave

Rijal Alma është një fshat i ndërtuar krejtësisht prej gurit

Arabia është prodhuesi i tretë më i madh në botë i hurmave

Shtëpitë në Khamis Mushayt janë të ndërtuara prej balte

 

Fjalët kyçe: Arabi SauditeJetë

Comments are closed.