Si është sot gjendja në Kinë, vendin ku shpërtheu Covid-19

93

Ekonomia kineze po vijon rritje duke lënë pas pasojat e pandemisë së koronavirusit.

Shifrat e fundit tregojnë ndryshime për mirë për ekonominë e dytë botërore.

Rritja ekonomike përgjatë periudhës Korrik-Shtator ishte 4.9% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Sidoqoftë, kjo shifër është më e ulët se ajo që prisnin ekonomistët. Kina tani po udhëheq rimëkëmbjen globale.

Rritja me afro -5% është larg rënies që pësoi ekonomia kineze në fillim të vitit 2020 për shkak të pandemisë.

Për herë të parë në shumë vite ekonomia kineze u tkurr me 6.8% pasi u mbyllën ndërtesat dhe fabrikat e shumta.

Kjo ishte hera e parë që prej 1992 që ekonomia kineze filloi të ulej.