Si: Është i nevojshëm bashkëpunimi i sigurisë ndërmjet vendeve të BRIKS

Presidenti kinez si Xhinping sot deklaroi se vendet e BRIKS duhet të bashkëpunojnë në fushën e sigurisë globale dhe t’i bashkojnë përpjekjet për të kundërshtuar politikën e pushtetit dhe konfrontimin e bllokut në skenën botërore.

“Vendet e BRIKS duhet të kundërshtojnë hegjemoninë dhe politikën e pushtetit, të refuzojnë mentalitetin e Luftës së Ftohtë dhe konfrontimin e blloqeve dhe të punojnë së bashku për të ndërtuar një komunitet global të sigurisë dhe për të forcuar politikën e besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të sigurisë dhe të mbajnë komunikim dhe koordinim të ngushtë me çështjet kryesore ndërkombëtare dhe rajonale, tha Si Xhinping, transmetuan mediat britanike, duke iu referuar Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Si deklaratën e bëri në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të BRIKS, i cili po mbahet sot përmes video-lidhjes.

Advertisements

Presidenti kinez shtoi se vendet e BRIKS duhet të përmbushin interesat thelbësore të secilit anëtar dhe të respektojnë sovranitetin dhe sigurinë e njëri-tjetrit.

“Si një forcë pozitive, frymëzuese dhe konstruktive në komunitetin ndërkombëtar, vendet e BRIKS duhet të ndërmarrin veprime reale për të promovuar paqen dhe zhvillimin, për të mbështetur drejtësinë dhe për të mbrojtur demokracinë dhe lirinë në mënyrë që të nxisin energji pozitive në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe t’i bëjnë ato të qëndrueshme, përfundoi Si, transmetuar nga mediat britanike.

Anëtarë të BRIKS janë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.