Administrata e Trampit u vonua me përgatitjen e raportit deri në Kongres në afatin e caktuar rreth asaj nëse Shtëpia e Bardhë konsideron se princi Muhamed bin Salman është i përzier në vrasjen e gazetarit Xhamal Kashogi, bën të diture sot Si-En-En.
Në rast të domosdoshmërisë, presidenti ka të drejtën e diskrecionit që të tërhiqet të përgjigjet në pyetjen e Kongresit, ka njoftuar zyrtar i lartë nga administrata.
Komiteti për punë të jashtme i Kongresit amerikan vitin e kaluar ka dërguar madje letër deri te Trampi në të cilën administrata kërkohet të konfirmojë nëse princi është i përzier në vrasjen e Kashogit i cili ka punuar si raportues për “Uashington Tajms”. Sipas kërkesës, presidenti duhej ta thotë këtë vendim gjatë 120 ditëve.
“Ai ose e respekton ligjin ose e shkel”, ka thënë Huam Paçon, përfaqësues i shumicës republikane në Komitetin e Senatit për punë të jashtme.
Ndryshe, vrasja e Kashogit ka ndodhur më 2 tetor të vitit 2018 në territorin e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll. Mbetjet mortore të gazetarit ende nuk janë gjetur.(koha.mk)