Game Of Thrones u kthye për sezonin e tij të tetë dhe të fundit të hënën në mëngjes, pas një mungese gati dyvjeçare.
HBO shfaqi episodin e serialit fantazi në të njëjtën kohë në SHBA dhe Britani të Madhe.
Tifozët e flaktë qëndruan zgjuar deri në orët e para të mëngjesit për t’u kthyer në Westeros për herë të parë që nga gushti i 2017’ës.
Disa sekrete u zbuluan, familjet u bashkuan e beteja për fronin e hekurt po intensifikohet, ndërsa ushtria e ‘white walkers’ po afrohet.
Momentet e mahnitshme – Çka thanë kritikët?
The Guardian shkruan se sezoni përfundimtar është në një fillim emocionues, me bashkimet që kemi pritur për vite, një listë tronditëse të re vrasjesh – madje edhe një homazh ndaj seksit.
The Telegraph e përmbledh atë si “Winterfell: Seksi, bashkimet dhe një paraqitje e shkurtër e masakrës që do të vijë”.
Sipas The Sun, seriali – i cili është në transmetim që nga viti 2011 – ishte një përzierje e zhurmshme e momenteve të errëta dhe befasuese dhe ndihmoi hapjen e sezonit të fundit për t’i përmbushur pritjet.
Ndërsa Variety deklaroi se shkrimtarët Game Of Thrones kanë bërë diçka të re këtë kohë “duke u përshpejtuar dhe duke ofruar zhvillime të mëdha lidhur me komplotin”.
Një nga momentet më të dëshiruara dhe më të pritura televizive të dekadës besohet të ketë tërhequr një audiencë të madhe.
Sipas HBO-së muajin e kaluar, 81 milionë njerëz kishin shikuar trailerin në të gjitha platformat në internet (duke përfshirë Twitter, YouTube, Facebook) në vetëm 24 orë.
Rikthimi i serialit ndezi mediat sociale përsëri të hënën.