Edhe zyrtarisht, Vedat Muriqi ka lënë Rizesporin, për të nisur një aventurë të re, por do të vazhdojë të qëndrojë në Superligën e Turqisë. Ai është transferuar te gjiganti turk, Fenerbahçe.
“Sonte kam pasur një bisedë telefonike me Hasan Kartalin (Presidentin e Rizespor) dhe i tregova mendimin tim rreth të ardhmes. Dhe pas mospajtimeve për transferimin tim, kam vendosur të qëndroj në klub deri në fund të kontratës sime”, kështu shkroi të enjten Vedat Muriqi në llogarinë personale në rrjetet sociale, Facebook e Instagram, raporton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Kjo siç duket e frikësoi Rizesporin dhe për të mos e humbur vitin e ardhshëm falas, pasi më 2020 i skadonte kontrata – reagoi menjëherë klubi turk, duke e shitur te Fernerbahçe.
Por a është Fenerbahçe klubi qe deshi sulmuesi i Kosovës?
“Pas mospajtimeve për transferimin tim, kam vendosur të qëndroj në klub deri në fund të kontratës sime”, Muriqi frikësoi Rizesporin dhe në fund erdhi edhe zyrtarizimi te Fenerbahçe, por ndoshta dëshira ka qenë Galatasaray.
Është e çuditshme paksa pasi tri ditë pas reagimit të Muriqit, Rizespori reagoi duke e shitur menjëherë 25-vjeçarin.
Fillimisht shqiptari ishte afër transferimit te Galatasaray dhe kishte javë që flitej për këtë, me të cilin klub madje ishte raportuar se kishte arritur edhe marrëveshje personale, por në fund zyrtarizimi i habiti të gjithë, duke kaluar te rivali i përjetshëm i Galatas, Fenerbahçe.
Raportohet se Muriqi do t’i fitojë deri në 2.2 milionë euro te klubi i ri.
Sezonin e kaluar sulmuesi i Kosovës shkëlqeu me 17 gola dhe 8 asistime në Superligën e Turqisë.