Shkup, 26 janar – Duke shkuar në terren, ESHS dhe Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale do të bëjnë regjistrimin e të pastrehëve. Ky është përfundimi që doli nga takimi i sotëm midis Ministres Shahpaska dhe drejtorit të ESHS Simovski.
Në deklaratë nga ministria thuhet:
“Ministria zbaton procedurat për sigurimin e dokumenteve për identifikimin e këtyre personave, si dhe atë në lidhje me personat e pastrehë, përmes sistemit të Qendrave për Çështje Sociale, të dhënat mund të sigurohen për vendndodhjen dhe regjistrimin e tyre.”
Ndërsa institucionet po punojnë për metodologjinë, partitë janë ende në konfrontim rreth ligjit të regjistrimit.
Dekreti mbi ligjin e regjistrimit tashmë është nënshkruar nga kreu i shtetit Pendarovski pasi ai kishte bërë më parë konsultat e fundit me ekspertët.