Zlatan Ibrahimovic ka krahasuar veten e tij me Bejamin Button, personazhi i F Scott Fitzgerald i lindur plak përpara se të bëhej i ri, pasi ndihmoi Manchester United në fitoren 3:0 ndaj Sunderland. Pas gjysmë ore lojë në “Stadium of Light”, 35 vjeçari shënoi një gol fantastik nga distanca për të zhbllokuar rezultatin. “Stërvitem shumë, ruaj fokusin, besoj në atë që bëj,” shprehet Ibrahimovic. “Me sa duket sa më i vjetër që bëhem aq më shumë më rritet inteligjenca. Ndihem si Benjamin Button – kam lindur plak dhe do vdes i ri.”.
Suedezi mendon se ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho – që aktualisht ndodhet në vend të pestë, katër pikë më pak se Manchester City me një lojë më pak – nuk i kanë humbur shpresat për një vend mes katër më të mirëve. “Ishte një ndeshje e mirë. Pasi shënuam dhe mbetëm me një lojtar më shumë u bë më e lehtë. Ndonjëherë kur luan me një lojtar më tepër mund të kthehet në disavantazh, por këtë herë jo.” Goli i Ibrahimovic hapi rrugë për golat e Mkhitaryan dhe Rashford në fund të takimit.
Si Benjamin Button, kam lindur plak dhe do vdes i ri
Leave a comment