Pas pushimit të festave të fundvitit, skuadra e Fenerbahçes është kthyer në stërvitje. Në seancat stërvitore të vitit 2020 prezent është edhe sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi, raporton Zëri.info, përcjellë gazeta Koha. Muriqi po gëzon një formë fantastike me Fenerbahçen, ku është bërë futbollisti kryesor.
Së fundmi, Muriqi ka postuar një fotografi nga stërvitja, duke e bashkuar me një foto të djalit të tij. Ai e ka bashkuar fotografinë e djalit të tij ku shihet të dy me nga dy topa në duar.
“Si babai, si i biri”, ka shkruar Muriqi.
Ndryshe, 25-vjeçari së fundmi ka qenë në ‘radarin’ e klubeve të mëdha evropiane. Tottenhami është njëra prej klubeve më të interesuara për futbollistin që nisi karrierën te Liria e Prizrenit.