Shkup, 23 maj – Pas vendimit të KF Rabotniçki, që mos tu lejojë të përkrahin ekipin e tyre të zemrës në ndeshjen vendimtare të sezonit, e cila luhet në fundjavë (e diel), ka reaguar edhe grupi i tifozëve “Shvercerat Shkup”, njofton gazeta KOHA.
“Vendim skandaloz për futbollin në Maqedoninë e Veriut!
Në të gjithë botën futbolli luhet për tifoz, ndërsa këtu në vendin tonë për kë? Për kryesitë? Për FFM? Për policinë?
Ne si grup reagojmë ashpër edhe kundër vendimit të kryesisë së Rabotniçkit edhe kundër FFM, mendojani ju se si do vini në Çair në ndeshjet e ardhshme!
Por jo, as FFM e as Rabotniçki nuk do e ndalin Shkupin, ‘Shvercerat’ prej Evropës!
Lojtaret tanë në këtë ndeshje nuk do jenë vetëm futbollistë, por do të jenë edhe ‘Shvercera’ dhe do e gëzojnë gjithë qytetin!
LUNI PËR SHVERCERAT!”, thuhet në reagimin e grupit të tifozëve “Shvercerat Shkup”.