Shkup, 13 tetor – Janë klasike organizimet për shoping në Sofje e Selanik, por të shkosh në Shutkë e të blesh gjithçka “origjinale” me çmime të volitshme është e njohur për gjithë qytetarët e vendit. Tregu i Shutkës është i njohur në të gjithë Maqedoninë. Aty shkojnë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë, ku mund të gjejnë gjithçka, por njëkohësisht edhe të argëtohesh. Në shumë shtande shesin kryesisht banorët romët, gardërobën nuk mund ta provosh, por ekziston një qebe në një qosh dhe mund aty pas saj të zhvishesh e të provosh. Çanta ‘origjinale’ për vetëm 300 denar, atlete “origjinale” për 800 denarë, jakne, këmisha, aksesor, kozmetikë, veshje të brendshme … gjithçka në një vend. Në Shutkë mund të blesh kemishë për 300 denarë, 6 palë breg për 100 denarë e shumë gjëra tjera… Nëse vendos të shkosh në Shutkë për shoping duhet të përgatitesh për shumë punë. Duhet ta dish se kuletën dhe telefonin celular nuk duhet ta mbash në xhep, sepse hajnat janë gjithandej. Nëse me vete ke çantë, mbaje mirë pranë vetes, sepse derisa ti të vetëdijesohesh do të mbetesh pa të dhe mbetesh pa bërë shoping. (koha.mk)