Shkup, 12 nëntor – Nga EVN – Maqedoni informojnë se të hënën për shkak të problemeve teknike në rrjetin elektro energjetik, pa rrymë do të mbeten disa komuna të vendit.
Nga ora 8 e 30 deri në orën 12 e 30 pa rrymë mbeten banorët e rrugëve “Nov Zhivot”, “Butelski Venec” dhe “Çe Gevara”, të Komunës Shuto Orizarë.
Nga ora 9 deri në orën 15 pa rrymë banorët e rrugëve “Bell Kamen” dhe Butelska të Komunës Butel.
Nga 9 e 30 deri në orën 11, banorët e rrugës Ho shi min në Butel.
Ndërsa nga ora 12 deri në orën 15 banorët e rrugës Bardhovë të Komunës Karposh.