Shkup, 3 maj – Procesi gjyqësor kundër Nikolla Gruevski dhe 13 të akuzuarve tjerë për sulmin në Komunën Qendër, i njohur si “Shuplakat”, të mërkurën përsëri është prolonguar. Arsyeja kryesore e cila ndikoi që gjykatësja Tatjana Mihajllova mos ta zhvillojë këtë seancë ishte mungesa e pesë personave të akuzuar. Mos prezenca e 5 tw akuzuarve nga pala mbrojtëse u arsyetua me gjendjen e tyre shëndetësore. Ndërkohë Prokuroria Speciale Publike, e përfaqësuar nga prokurori Gavrill Bubevski, kërkoi nga gjykata që ndaj të njëjtëve të lëshojë fletë arrest për prezencë në seancën e ardhshme, e cila pritet të mbahet e 28 qershor. Në këtë seance për herë të parë u paraqitën edhe 19 persona e dëmtuar, në mesin e të cilëve kryetari aktual i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, këshilltarë të kësaj komune dhe persona tjerë të cilët drejtpërdrejtë kanë qenë cak i sulmit në qershor të vitit 2013.